Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Kontraceptivët për meshkuj, përse ka kaq pak opsione dhe cilat janë disa nga metodat e reja

Kontraceptivët e rinj të mundshëm për meshkuj zënë titujt e gazetave, por më pas nuk dalin kurrë në treg. Meshkujt aktualisht kanë vetëm dy kontraceptivë parësorë – të njëjtët që kanë pasur për dekada: prezervativë dhe vazektomi. Por cila është arsyeja? Përse ka kaq pak opsione kur vjen puna tek kontraceptivët për meshkuj?

Ekspertët thonë se një nga sfidat më të mëdha për zhvillimin e një kontraceptivi efektiv është ndalimi i vëllimit të madh të spermës që meshkujt prodhojnë çdo ditë, e cila është më shumë se 1000 spermatozoide në minutë.

Nëse një kontraceptiv mashkullor bllokon 99% për qind të spermës, ka ende mundësi që një milion spermatozoide të kalojnë dhe të drejtohen drejt vezës.

Metodat e reja të mundshme zakonisht ndahen në dy kategori: hormonale dhe jo-hormonale, të tilla si pajisjet që pengojnë fizikisht daljen e spermës.

Njëri nga ekspertët, Dr. T. Mike Hsieh thotë se një opsion që studiuesit po shqyrtojnë është “vazektomitë e kthyeshme”, një pajisje që lejon pengimin e përkohshëm të spermës. Por të tjerët, janë ende duke u përpjekur të zhvillojnë pilulën e “pakapshme” të kontrollit të lindjes mashkullore.

Për sa i përket opsioneve të mundshme hormonale, ato përfshijnë një xhel kontraceptiv për burra të quajtur “NES/T”. Xheli, i cili aplikohet në shpinën dhe shpatullat e një mashkulli, përmban hormonet progestin dhe testosterone./living