Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

1 janari 2024, Qeveria organizon udhëtimin e parë pa viza

Qeveria e Kosovës ka organizuar udhëtimin e parë pa viza, në kuadër të fushatës informuese për fituesit nga kuizi i Bashkimi Evropian, më 1 janar 2024.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që udhëtojnë pa viza.

Takimi mbahet në terminalin kryesor të Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00, ndërsa konferenca për media e Kurtit dhe Gërvallës në orën 10:30.

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në zonën Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh.

Udhëtimet pa viza nuk shërbejnë për qëllime punësimi, por, vetëm për vizita turistike apo familjare.