Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Historia e fishekzjarrëve që ndizen anembanë botës sonte

Anembanë botës ndizen fishekzjarrët me rastin e festës së Viti të Ri, si shenjë që po lihet pas një vit dhe po fillon një i ri.

Duket se magjepsja me këto shpërthime të zhurmshme dhe të zjarrta ka filluar në Kinën e lashtë, por sigurisht që nuk do të kishte fishekzjarrë pa shpikjen e barutit që ndodhi gjatë Dinastisë Tang (618-907).

Zakonisht besohet se baruti u shpik aksidentalisht nga alkimistët që kërkonin, disi në mënyrë ironike, pavdekësinë. Megjithatë, në një moment, ata zbuluan nitrat kaliumi i cili gjendet natyrshëm në jashtëqitjet e lakuriqëve të natës dhe kur u përzien me qymyr dhe squfur, ndodhi një shpërthim.

Ka ende disa debate nëse baruti u përdor për herë të parë nga ushtria kineze për të fuqizuar raketat ose për të argëtuar turmat e kalimtarëve. Ajo që dihet është se fishekzjarrët u bënë jashtëzakonisht të njohura në të gjithë Kinën dhe u përdorën për t’i shtuar dramaturgjinë festivaleve dhe festave në përgjithësi.

Popullariteti i tyre filloi të përhapet edhe më larg. Deri në vitet 1200, fishekzjarrët po shijoheshin gjithashtu në Persi dhe ato mbërritën në Evropë në 1295, shkruan History.co

Fishekzjarret u bënë modë në fillimin e Rilindjes Italiane (1340 – 1550) dhe “mjeshtrit e zjarrit” ishin anëtarë të respektuar të shoqërisë.

Më pas, ato filluan të përhapën në mbarë botën dhe tashmë përdoren pothuajse në çdo vend, për të shënuar festa të ndryshme, e sidomos ato të fundvitit.

Këto janë pesë nga vendet më të mira në botë për të shijuar fishekzjarrët e Vitit të Ri, duke përfshirë një që bën pjesë në Librin e Rekordeve Guinness për shfaqjen më të madhe kudo në botë:

Sidnej Australi

Përfshin mbi një milion spektatorë çdo vit dhe përmban mbi 58 mijë fishekzjarre individuale që zhvillohen në dy shfaqje, një në orën 21:00 për fëmijët dhe një tjetër në mesnatë për të rriturit si dhe çdo vit ka një temë të caktuar.

New York City, SHBA

SHBA shpenzon mbi 368 milionë dollarë për fishekzjarre çdo vit, më shumë se çdo vend në botë dhe padyshim shfaqja më e mirë në qytet është ekstravaganca vjetore në Neë York.

Në orën 00:00 fishekzjarret shpërthejnë nga çatia e One Times Square të shoqëruar nga një kor emocionues i Auld Lang Syne.

Taipei, Tajvan

Është një sensacion multimedial që paraqet një nga ndërtesat më të larta në botë dhe padyshim realizohet shfaqje tejet e bukur. Rrezet lazer dhe muzika shoqërojnë shfaqjen e mjeteve piroteknike që ndezin peizazhin mahnitës të qytetit.

Rio De Zhaneiro, Brazil

Këtu bëhet është një nga festat më të mëdha të natës së Vitit të Ri në botë me mbi dy milionë persona. Festa “Réveillon”, siç njihet nga vendasit, fillon në orën 19:00 dhe vazhdon deri në agim të ditës tjetër.

Sigurisht, kulmi i mbrëmjes është shfaqja masive e fishekzjarreve në mesnatë, ku bëhet një shfaqje gjigante me drita.

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Ngjarja NYE 2014 në Dubai bën pjesë në Librin e Rekordeve Guinness për shfaqjen më të madhe të fishekzjarrëve në botë. Mbi gjysmë milioni fishekzjarre u nisën nga Burj Khalifa për të përfshirë qiellin e natës në një flakë ngjyrash dhe dritash.

Tags: