Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips, ka folur lidhur më ngjarjet kryesore politike që karakterizuan vitin 2023 në Kosovë.
Philips e ka vvlerësuar si hap të madh për Kosovën liberalizimin e vizave.
Ai konsideron se Kosovës iu bë padrejtësi nga BE-ja në procesin e liberalizimit të vizave ngase, sipas tij, ajo nuk donte realisht që Kosova të fitojë liberalizimin dhe kësisoj vazhdoi të vendoste kushte për këtë proces.
“Kosova nuk duhej të priste kaq shumë vite. Skema e marrëveshjes ishte vendosur shumë kohë më parë. Më mirë vonë se kurrë. Liberalizimi i vizave është një hap i madh për Kosovën. BE-ja nuk donte realisht t’i jepte liberalizimin e vizave Kosovës, kështu që vazhdoi të zhvendoste shtyllat. Tani ky proces ka përfunduar dhe ka ardhur koha”, ka thënë ai për Fo.
Philips ka thënë se meritat për këtë i takojnë Qeverisë së Kosovës e cila tregoi durim dhe fleksibilitet në këtë proces.
“Qeveria e Kosovës tregoi durim dhe fleksibilitet. I meriton të gjitha meritat”, ka thënë ai.