Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Phillips: Serbia duhet të njoh Kosovën – nëse bëhet Asociacioni duhet të vlejë një i tillë edhe për Preshevën

 
   

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips, ka komentuar edhe përpjekjet që po bëhen për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se në rast se Kosova e bën Asociacionin atëherë duhet të ketë edhe Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Mbi këtë bazë, ai konsideron se duhet të ketë reciprocitet dhe se kjo, siç tha ai, është shumë e rëndësishme për ndërtimin e besimit.

“Nëse Kosova formon Asociacionin, Serbia duhet të ketë edhe zona etnike shqiptare në Preshevë. Reciprociteti është i rëndësishëm si masë për ndërtimin e besimit”, ka thënë Phillips.

Philips thotë se Kosova duhet të njihet si shtet nga Serbia dhe se nuk mund të ketë përparim për Serbinë pa vendosur marrëdhënie të mira ndër fqinjësore.

“Sigurisht që Kosova duhet të njihet nga Serbia. Neni 35 është i qartë: Nuk ka përparim për Serbinë pa marrëdhënie paqësore fqinjësore”, tha ai.

Ai ka folur për zhvillimet që ndodhën në veri të vendit gjatë vitit 2023.

Phillips thotë se do të duhej të vendoseshin standarde të njëjta si për Kosovës ashtu edhe për Serbinë, dhe në rastin konkret në sulmin e Banjskës do të duhet të vendoseshin sanksione për Serbinë.

“Po, simetria është e rëndësishme”, ka thënë ai.