Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​NJSI e Policisë Kufitare të Kosovës patrullon me barka lundruese në Ujman

 
   

Policia e Kosovës po vazhdon me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave të përgjithshme të saj ku përfshihen: mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim, parandalimi i rrezikut, hetimi dhe zbulimi i veprave penale deri te menaxhimi i kufirit shtetëror të Kosovës.

Në këtë fushëveprim në funksion të menaxhimit efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë (NJNSH) e Policisë Kufitare të Kosovës me zyrtarët e saj sot ka realizuar patrullim me barka lundruese në liqenin e Ujmanit.

Patrullime të tilla, përveç mbikëqyrjes së kufirit ujor parandalojnë edhe veprat penale në kufij, ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave, parandalojnë kalimet ilegale, kontrabandimin e mallrave, peshkimin ilegal, si dhe ofrojnë mbrojtjen ekologjike ujore.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend dhe menaxhimin e kufirit shtetëror, bazuar në mandatin kushtetues dhe ligjor.