Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Je krenaria jonë”, moderatorja Brikena Prifti surprizohet nga njerëzit e zemrës, përlotet gjatë emisionit

Era është vogëlushja që sot iu bë ëndrra realitet. Ajo është pozicionuar në vendin e Brikena Priftit, si moderatore, për t’i bërë jo vetëm një intervistë por edhe për ta surprizuar me mesazhet nga familja të cilat Brikena nuk i priste.

Ishte vëllai dhe kunata e Brikenës, Denada, ata të cilët i dërguan të parët një mesazh, që përloti moderatoren.

“Je një person shumë i rëndësishëm në jetën time. Ne në radhë të parë jemi motra, koncepti kunata nuk ekziston. Jemi rritur bashkë, kanë kaluar shumë vite dhe kemi kaluar shumë sprova bashkë. Të uroj shumë suksese dhe mos ndrysho kurrë”, ishte mesazhi i Denadës.

“Jeta lalit, mbaj mend herën e parë kur ti dole në televizion. Sot për ne je sukses dhe krenaria e familjes. Të dua shumë”, tha vëllai i moderatores.

Por nuk u mbyll me kaq, pasi moderatorja mori një mesazh edhe nga prindërit e saj.

“Zemra mamit ti ke qenë, je dhe do të jesh krenaria jonë. Jemi krenare për çdo gjë që ke arritur në jetë. Të duam shumë.’

“Shpirti i babit të dua shumë. Të uron babai një jetë të mbarë dhe një punë të suksesshme.”/vizionplus.tv