Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Veliaj festoi ndërrimin e viteve me qindra qytetarë në shesh, urimi për 2024

Veliaj këtë vit e nisi urimin duke falënderuar të gjithë ata që punojnë pa u lodhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti Vitin e Ri 2024 në Sheshin “Skënderbej” së bashku me qindra qytetarë që zgjodhën kryeqytetin shqiptar për të festuar.

Veliaj këtë vit e nisi urimin duke falënderuar të gjithë ata që punojnë pa u lodhur çdo ditë për të çuar përpara qytetin e Tiranës.

“Dua që këtë vit, që ka qenë një vit i jashtëzakonshëm i rimëkëmbjes, t’i dedikoj një falënderim të gjithë atyre që punojnë për qytetin, policinë, zjarrfikësen, ambulancat, doktorët, elektricistët. Të gjithë ata që e mbajnë qytetin tonë në këmbë. Qyteti jonë funksionon si një skuadër. Ndaj, si një familje e madhe, kjo skuadër çdo ditë punon që ta çojë Tiranën më larg. Vjet ne ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe më vjen mirë që mijëra aktivitete për çunat dhe gocat e rinjtë të Tiranës u organizuan cep e më cep Këtë vit Tirana ishte qyteti Europian i Sportit.

Ndaj dua të falënderoj të gjithë ata prindër që dedikuan kohë për të çuar fëmijët e tyre të merren me sport, me aktivitete të shëndetshëm, për t’u siguruar që qyteti jonë është fit, dhe për t‘u siguruar që qyteti jonë është një skuadër. Kemi kaluar një situatë shumë të vështirë shumë të vështirë me tërmetin dhe pandeminë, me krizën e luftës por ne në Tiranë nuk dukemi kur rrëzohemi, por dukemi kur ngrihemi më të fortë dhe më të dashur se kurrë. Dua që secili të përqafojë atë që ka në krah se nuk ka gjë më të rëndësishme se ata që janë pjesë e qytetit tonë, dashurisë tonë të madhe dhe Tiranës tonë. Vitin tjetër Tirana do të jetë presidenca e B 40. Të gjithë bashkitë e rajonit do të mblidhen në Tiranë, për ta kthyer në një histori suksesi. Dhe në 2025 Tirana do të jetë kryeqyteti mesdhetar i kulturës. Dua që të gjithë të mobilizohemi për një mikpritje të jashtëzakonshme dhe për t’ ju treguar të gjithë turistëve që vijnë në Tiranë që Tirana ka një zemër të madhe dhe i pret të gjithë”, u shpreh Veliaj.