
Japonia u ka kërkuar banorëve që të evakuohen menjëherë pas një tërmeti me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qendror.
Alarmi për cunami u lëshua për zonën bregdetare Noto në Ishikawa, duke paralajmëruar për valë deri në 5 metra.
Një seri prej 21 tërmetesh me magnitudë 4.0 ose më të fortë goditën Japoninë qendrore në pak më shumë se 90 minuta të hënën, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze.
Disa raporte të mediave lokale thanë se kjo ishte hera e parë që lëshohej një “paralajmërim i madh për cunami” që nga viti 2011, kur një tërmet i fuqishëm shkaktoi valë deri në 40 metra të larta.
Japonia është një nga vendet me aktivitet sizmik më të lartë në Tokë, për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Paqësorit, ku takohen shumë pllaka tektonike. Kërcënimi i vazhdueshëm i tërmeteve e ka bërë Japoninë të zhvillojë një nga sistemet më të sofistikuara në botë për paralajmërimet për cunami