Numër i madh i qytetarëve është parë të hënën e 1 janarit në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në ditën e parë ku qytetarët e Kosovës kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.
Sipas të dhënave të Aeroportit “ Adem Jashari” në Prishtinë, 35 fluturime nga Kosova do të realizohet vetëm sot në drejtim të vendeve të BE-së.
Nga ANP “Adem Jashari”, kanë bërë të ditur se shumë qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes.
“35 fluturime vetëm shkuarje do të realizohen sot. Ka fluturime shtesë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga mëngjesi shumë qytetarë për herë të parë e kanë shfrytëzua të drejtën e lëvizjes”, thuhet nga zyrtarët e ANP-së.
Mbrëmë në mesnatë ka hyrë në fuqi liberalizimi i vizave për kosovarët në zonën shengen.