Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Bislimi: Nga sot nis pagesa e energjisë elektrike në veri

 
   

Në pikën kufitare në Vërmicë është zbuluar një rast i tentim kontrabandës me duhan.

Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët e Doganës kanë ndaluar dhe për kontroll rutinor një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë, pas pyetjes së zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin e mundshëm, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht. Më pas, ai është selektuar për një kontrol më të thelluar nën asistimin e Policisë së Kosovës.

“Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg. Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës. Mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.