Policia ka vendosur shpërblim prej 5000 euro, për këdo që ka informacion
Është publikuar foto e autorit të plagosjes së ndodhur ditën e sotme në afërsi të xhamisë “Xhura” në Tiranë.
Nga ana tjetër, sipas policisë, i plagosuri, 51-vjecari Agim Jazaj, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket autorit Sajmir Xhafa, ai është shpallur në kërkim dhe policia ka vendosur shpërblim prej 5000 euro, për këdo që ka informacion për të.
Njoftimi i policisë:
Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.