Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë këtë ditë të parë të 2024-ës
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (1 janar) rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, ku ka mbetur i plagosur një 20-vjeçar.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi me iniciale A. M., 20 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.