Qytetarët e Kosovës nga 1 janari gëzojnë lirinë e lëvizjes, duke mundur të udhëtojnë në 32 shtete pa viza.
Më 1 janar, udhëtuan për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët kishin fituar në kuizin e organizuar nga Qeveria e Kosovës.
Në faqen e Integrimit Evropian të Kosovës janë publikuar disa pamje kur udhëtarët udhëtojnë pa viza drejt Vjenës.
“Fillimi e një ëndrre: Shikoni momentin kur udhëtarët e parë me pasaporta të Kosovës nisen #paviza drejt Vjenës. Një hap i madh në rrugën drejt BE-së dhe aventurave të reja”, shkruan sipër videos së publikuar.
Videon mund ta gjeni duke klikuar këtu.
Cilat dokumente udhëtimi nevojiten për të shfrytëzuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen?
√ Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen);
√ Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen;
√ Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni;
√ Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;
√ Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës;
√ Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.