Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka qenë një nga ish- të burgosurit politikë dhe i mbijetuar i Masakrës së Dubravës gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Kastrati ishte arrestuar nga regjimi serb në fillim të vitit 1997. Asokohe ai ishte në përfundim të studimeve në Universitetin e Prishtinës.
Ai thotë së bashkë me Fatmir Limajn, Rexhep Selimin dhe disa të tjerë ishin “celula” e parë e UÇK-së për rajonin e Llapushës.
Në një intervistë për IndeksOnline-n, ai ka rrëfyer për keqtrajtimet që i ishin bërë gjatë qëndrimit në burgje të ndryshme të Serbisë.
Kryetari i Malishevës rrëfen për torturat ç’njerëzore gjatë asaj periudhe dhe lirimin e tij në vitin 2001.
Për më shumë ndiqeni rrëfimin e tij në videon e mëposhtme./Indeksonline