Nga 1 janari i 2024-tës, mori fund pritja e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza.
Këtë moment, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka quajtur moment historik.
Ai me këtë rast i ka uruar qytetarët e Kosovës.
“Urime Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave me hapjen e mundësive të reja për udhëtime dhe bashkëpunim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të mëdha. Një moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës, njerëzve të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në X.