Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka dhënë një përgjigje interesante për shoun televiziv Big Brother.
I pyetur nëse do t’i vinte ftesa a do të pranonte që të qëndrojë 24 orë në Big Brother, ai tha se do të mund të qëndronte, por se nuk do ta bënte atë veprim.
Gjel deti i mbushur, çfarë nuk duhet harruar për recetën tradicionale të Vitit të Ri.
Haradinaj përmendi Hagën, duke shtuar se aty ka qenë Big Brother i vërtetë
“Për 24 orë? Kisha mujtë, por nuk më kish pëlqy. Kur kam qenë në Hagë në burg, aty është Big Brother, se edhe ka kamera, vetëm se ata i kemi pas partner me të këqij, kam qëndru katër vjet ashtu, e këta në Big Brother, i kanë më të mirë”, u shpreh ai.
Ish-kryeministri dha edhe një mendim për shoun televiziv akual.
“Ne duhet të jetojmë me ndjenjat e njerëzve të këtij vendi, me gjykime me përparësi… Edhe ajo që ndodh në Big Brother është pjesë e jetës tonë dhe e respektoj”, u shpreh Haradinaj.