Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një vit nga rasti kur “Kobra” tronditi me krimin në Prizren – avokati tregon kur pritet të ngritët aktakuza

 
   

Sot po bëhen një vit nga vrasja në lokalin “Kobra City” në Prizren ku i dyshuari kryesor është Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”. Aktakuza nuk është ngritur ende. Se kur pritet të ngritet aktakuza ka folur avokati i tij, Nexhat Elshani.

Elshani konfirmoi se aktakuza pritet të brenda dy jave të para të janarit.

“E kam pranuar aktvendimin, brenda dy javësh ngritët aktakuza”, tha shkurt Elshani.

Për disa herë radhazi gjatë vitit 2023-të, “Kobrës” i ishte zgjatur masa e paraburgimit. Së fundmi në muajin, nëntor atij i ishte zgjatur masa prej 2 muajsh.

I akuzuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, Dibran Hoxhaj ndodhet prapa grilave që nga janari i 2023-ës.

Si kishte ndodhur rasti?

Ngjarja tragjike kishte ndodhur në mbrëmjen e 3 janarit. Gjithçka kishte nisur në lokalin e natës “Kobra City”, në pronësi të Dibran Hoxhajt. Tre kukasianë ishin pjesë e festës mbrëmë në këtë lokal. Por situata kishte eskaluar. Aty mbeti i vrarë një 31 vjeçari, Visart Cengu dhe një person tjetër i plagosur.

Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve.

Sipas Prokurorisë, “Kobra” dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova“.

Ndërkaq Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Ndërsa, i dyshuari i shtatë Roland Susurit, dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Manipulimi me prova”.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se më 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh, të cilin e plagos dhe duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B, që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxha, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në Spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Bazuar në njoftimin e gjykatës, e tërë ngjarja kishte ndodhur në parkingun e lokalit “Kobra City”.

“I pandehuri Dibran Hoxhaj më 3 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën Visart Cengun, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit Rufgen Shehu, të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë”, thuhej në njoftimin e gjykatës.

Tutje, thuhet se për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, përleshja kishte nisur në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City” me të dëmtuarit. Më pas, Hoxhaj në parkingun e lokalit e kishte kryer aktin.

“Pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën me targa angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin Visart Cengu, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe Rufgen Shehu, i cili kishte qenë në ulësen e përparme. Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri Vosart Cengu, ndërron jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa Rufgen Shehu nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”.

I pandehuri Dibran Hoxhaj në posedim ka pasur një armë zjarri deri më tani e tipit të panjohur me të cilën dyshohet se ka kryer aktin.

Për vrasjen e Visart Cengut ishte deklaruar xhaxhai i tij

Besim Cengu ishte deklaruar për rastin e vrasjes së nipit të tij, Visart Cengut.

“Si është e mundur që ky person zihet me armë dhe lirohet. Në rreth 20 raste ai del triumfator si individ kundër shtetit”.

Ai tutje shpjegonte se për ku ishte nisur nipi së bashku me dy shokët e tij.

“Ata tre djem kanë shku në Prizren për të ngrënë darkë për qejf. Djemtë tanë nuk kanë hëngër darkë aty, janë ndalë aty, vetëm për ndonjë kafe ose birrë”, deklaroi ai.

“Pas një mos marrëveshje në lokal, ata janë qëllu duke ikur nga pronari që e menaxhon atë lokal”.

Ai ka thënë se ata nuk janë ndalu prej frikës, madje ka thënë se “bile nuk ka ditë as që e kanë njeriun e vrarë”.

“Ai ka ardhur i vdekur këtu. Shokët e vet kur kanë dalë këndej e kanë kuptu”, thotë tutje ai.

Cengu thotë se djemtë kuksianë “nuk kanë pas asnjë lloj faji.

“Edhe në kontrollin që i ishte bërë makinës nuk është gjetur asnjë fishek, pra nuk ka pas as edhe një fishekë”.

Rasti nga Prokuroria Themelore ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale.