Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Djersë e tepërt gjatë dimrit? Zgjidhja me 4 receta me produkte të thjeshta

Djersitja është mënyra ideale për të ruajtur ekuilibrin termik të organizmit dhe për të çliruar toksina e dëmshme. Djersa është një acid fluid pa ngjyrë që sekretohet nga gjendurat e djersës në lëkurë.

Trupi çliron vazhdimisht djersë, edhe atëherë kur jeni në gjendje prehjeje siç është gjumi. Djersitja e tepërt gjatë dimrit është një problem shqetësues për shumë femra, sidomos kur mendojmë për njollat e shëmtuara në veshje.

Fatmirësisht në treg gjenden shumë produkte kundra djersës, por recetat natyrale mbeten të preferuarat. Njihuni me katër prej tyre.

Përzierje me sherebelë: Sherebela përmban magnez dhe vitaminë B që arrijnë të neutralizojnë djersën e tepërt.

Përbërësit: 100 gr sherebelë dhe 1 litër ujë. Zieni gjethet e sherebelës për 15 minuta në zjarr të avashtë dhe më pas filtrojini. Lëngun hidheni në një shishe me grykë në formë sprucatori dhe përdoreni sa herë keni nevojë.

Uthull molle, trumzë dhe rozmarinë: Kombinimi i këtyre tre produkteve ju mundëson një deodorant 100 % natyral që eleminon erën e keqe të djersës.

Përbërësit: 250 ml ujë, 250 ml uthull, 100 gramë rozmarinë dhe trumzë.
Zieni trumzën dhe rozmarinën në një enë me ujë të vakët për 30 minuta. Më pas filtroni ujin e përdorur dhe shtoni në të uthullën e mollës. Zieni sërish të dy përzierjen e lëngjeve dhe lëreni të ftohet. Do të habiteni me rezultatin.

Niseshte misri: Niseshteja e misrit është një produkt delikat për lëkurën, ai e ruan atë të thatë dhe largon erërat e këqija.

Përbërësit : 50 gramë niseshte misri dhe 50 gramë sodë buke.
Përzieni vazhdimisht të dy produktet derisa të treten njëri me tjetrin. Aplikojeni nën sqetull dhe lëreni të veprojë gjithë natën. Rrini të qetë sepse nuk do të ndotë veshjet tuaja. Mund ta përdorni edhe në hapësirën mes gishtave, të cilat shpeshherë djersiten.

Sodë buke dhe limon: Soda e bukës dhe limoni janë kanë në përbërjen e tyre ushqyes që kanë aftësi të ndalojnë djersën e tepruar dhe të zbardhin lëkurën poshtë sqetullës.

Përbërësit: 1 limon i freskët dhe 1 lugë gjelle sodë buke. Bëni një pastë me të dy përbërësit dhe lëreni në frigorifer sa të ftohet. Më pas aplikojeni në zonën ku keni djersitur. Pas 15 minutash lajeni me ujë të freskët./vizionplus.tv