Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krenar Xhaferi : Qytetarët morën urimin më të mirë për këtë vit

Lajmi se Gjykata Komerciale i ka hapur rrugë punimeve në Rrugën A, e ka gëzuar edhe drejtorin e investimeve në komunën së Prishtinës Krenar Xhaferi.

Ai në një status në “Facebook” ka shkruar se Ky është urimi më i mirë për vitin 2024, jo vetëm per mua si Drejtor i Investimeve Kapitale, por edhe i cdo qytetari te Prishtines.

Postimi I plotë I Xhaferit:

Gjykata Komerciale dhoma e shkalles së dytë, i hapi rruge rifillimit te punimeve ne rrugen A.

Ky është urimi më i mirë për vitin 2024, jo vetëm per mua si Drejtor i Investimeve Kapitale, por edhe i cdo qytetari te Prishtines.

Kolegji i Gjykatës Komerciale ka vlerësuar se shtyrja e vendimit ishte kundër interesit publik dhe rrezikonte dëmtimin e palëve të përfshira.

Vazhdojmë, nga projekti në projekt