Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në arrest shtëpie prej 3 ditësh/ Sali Berisha mban fjalim nga dritarja: Do ju rrëfej një gjë…

Pasi nuk i lejohet të dalë nga banesa, Berisha ka mbajtur një fjalim nga dritarja për mbështetësit e tij

Edhe pse në masën e isgurisë të vendosur ndaj tij, deklarohej se nuk duhet tëk omunikonte me asnjë person që nuk banon me të, kjo nuk e ka ndalur ish-kryeministirin Sali Berisha t’i dërgojë një mesazh mbështetësve të tij.

Disa simpatizantë të PD, janë mbledhur poshtë banesës ku Berisha është i mbyllur prej datës 30 dhjetor, kur u caktua masa “arrest shtëpie “ për të. Ai ka dalë në dritare, duek i përshëndetur e po ashtu ka mbajtur një fjalim, duke përsëritur se hetimi ndaj tij është një sulm politik.

“Vendosën ti ndërpresin Sali Berishës çdo komunikim me ju, por unë do ju rrëfej ju një gjë. Miqtë e mi, unë dhe çdo njëri prej jush kemi dy kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë, ajo është hyjnore dhe i bindemi asaj njëlloj si zotit. Ndaj ju garantoj ju se Sali Berisha do të mbrojë vetëm atë që është në interesin tuaj dhe në interesin e demokratëve dhe në interesin e Shqipërisë.

Përveç kësaj saj vendi, kombi ka një kushtetutë që përdhoset dhe shkelmohet cdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama. Kushtetua ka një nën te saj, nenin 17 që përcakton se nuk ka kryeministër, gjykatës dhe prokurorë që të mohojë lirinë e shprehjes. Horat ligj nuk kanë, moral nuk kanë. Ndaj dhe ne respektojmë kushtetutën supreme. Kjo është një betejë që ka mision rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij.

Sot unë paraqita në Facebook flamurin e PD, në fakt ai është flamuri i pluralizmit, flamuri i partisë që solli pluralizmin. Edi Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati, me shpresën se do mund të arkivojë në historinë PD. Ne jemi këtu sot për tu betuar para ndërgjegjes tonë se Edi Rama me grupin e tij kriminal, me skapistët e tij do marrin shumë shpejt vendin që meritojnë”, tha Berisha.