Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

Mungesa e seksit në Big Brother, Fejza: Duke qenë i izoluar, është problem kontrollimi i epsheve

Njëra prej momenteve më interesante dhe të komentuara këtë edicion në Big Brother VIP Kosoova 2, ishte pa dyshim gjesti kur Buci e prek Santianën në të pasme.

Seksologu Hajrullah Fejza ka folur për lajmi.net rreth nevojave seksuale që i kanë njerëzit kur janë të izoluar, sikur banorët e BB VIP Kosova 2.

“Duke qenë të izolum dhe duke qenë bashkë, duke qenë të ndamë prej partnerëve e të privum prej marrëdhënieve, është shumë vështirë me i kontrollu epshet”, thotë Fejza.

Fejza thotë se çdo prekje shkakton eksitim dhe frustrim.

“Është evidente që aty njerëit rrinë 24 orë bashkë, duke qenë që kanë mundësi me iu afru njëri-tjetrit e me u prek, prekja bëhet përmes lëkurës e lëkura është organi seksual më i madhi. Dhe çdo prekje shkakton eksitim dhe frustrim. Është vështirë me caktu kufinin se deri ku është prekje e ku po kalon në ngacmim”, ka deklaruar Fejza për lajmi.net.

“Duke qenë aty jam i bindur që e kanë goxha problem me i kontrollu epshet. Bisedat e tyre e reflektojnë mungesën e seksit”.