Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Cameron: Po jetojmë në një botë të pasigurtë, koha që ta mbështesim Kosovën, po investojmë 45 mln paund për stabilitet në rajon

 
   

Sekretari i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha në një konferencë për media pas takimit me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, se shteti i tij po investon 45 milionë paund këtë vit për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Cameron tha se po jetojmë në një botë të pasigurtë dhe se Mbretëria e Bashkuar dëshiron t’i mbështesë miqtë dhe të punojë ngushtë me aleatët. Këtë tha se po e bëjnë në Kosovë.

“Mendoj se një nga gjërat që kam dëgjuar se është kaq e rëndësishme është rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Kjo është diçka në të cilën Britania po investon me 45 milionë paund këtë vit. Është diçka shumë e rëndësishme për interesin tonë kombëtar. Dhe unë mendoj se diskutimet që kemi pasur përshtaten në një model më të gjerë që është siç shohim sot në lajme. Ne jetojmë në një botë me pasiguri të madhe, paqëndrueshmëri të madhe, një botë me konflikte të mëdha dhe është koha kur vende si Britania duhet t’i mbështesin miqtë tanë, të punojnë ngushtë në aleancat tona të rëndësishme dhe të investojnë në fusha që kanë qenë stabilitet dhe progres dhe kjo është arsyeja pse ne duan të vazhdojmë dhe kjo që po bëjmë në Kosovë do të vazhdojë”, tha ai.

Ish-kryeministri britanik përmendi edhe diskutimin e mbrëmshëm në një darkë pune me kryeministrin e Kosovës.

“Siç u diskutua mbrëmë në darkë, sfida kryesore është për ta ndërtuar një shtet që është i sigurtë për të gjithë, për të gjitha komunitetet”, tha ai.

“Pa dyshim do t’ju ndihmojmë juve edhe për njohjen nga të gjitha shtetet tjera”, tha kryediplomati britanik në fund të fjalës së tij para mediave në Prishtinë.