Gjatë ditës së djeshme BIA serbe ka arrestuar kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq.
Arrestimi ndodhi vetëm pak kohe pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi.
Kanë kaluar disa orë që familja nuk e di se ku ndodhet politikani serb.
Avokati serb Cedomir Jovanoviq i cili e dha lajmin i pari për arrestimin, sot thotë se familjes së Nikolla Sanduloviqit ende nuk i është thënë se ku ndodhet ai.
“As avokatëve të tij nuk u kanë dhënë ndonjë dokument (që u kërkohet), as nuk i kanë lejuar avokatët ta vizitojnë. Sapo kam dëgjuar nga gruaja e tij dhe kjo është gjendja e këtyre fakteve të paligjshme”, ka shkruar Jovanoviq në platformën X.