Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndalimi i vizitës së Sveçlës në Luginë, Kamberi: Qeveria në Beograd nuk ka ndryshuar

Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i është ndaluar nga autoritetet serbe vizita në Luginën e Preshevës.

Me këtë rast ka reaguar deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi tha se kjo dëshmon se edhe kjo qeveri mbetet e njëjta sikur ajo e kaluara.

“Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdushme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës! Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Baskëpunimi jonë me Kosovën e Shqiprinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë!”, tha Kamberi.