Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka vizituar Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu i ka publikuar disa fotografi nga kjo Qendër, mirëpo nuk ka dhënë detaje më shumë për arsyen e vizitës.
Haxhiu po ashtu e ka bërë një postim në Facebook nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, prej ku ka shpërndarë disa fotografi.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e këtyre vizitave të ministres Haxhiu në këto dy qendra, megjithatë në Instagram ajo ka kenë një letër të dërguar nga të burgosurat, shkruan “Kosovarja”.