Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka bërë një paralajmërim serioz lidhur me obligimet e Kosovës në marrëveshjet me Serbinë.
Ai ka theksuar se nëse Kosova nuk arrin të përmbushë obligimet e veta, pakoja e dytë e sanksioneve do të hyjë në fuqi dhe do të jetë një “masë kolektive”, duke ndikuar në ngrirjen e fondeve të BE-së dhe institucioneve tjera financiare.
Haziri ka shtuar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk do të jetë amnisti nga sanksionet për Qeverinë
“Nëse Kosova nuk arrin me i përmbush obligimet e veta, pakoja e dytë e sanksioneve hynë në fuqi dhe do të jetë masa kolektive. Do të ketë dënim kolektiv. S’po flasim për eksponentët e qeverisë që natyrisht – nuk do të hyjnë në masa kufizime që po quhen tani – por do të kualifikohen ne sanksione dhe pakoja e dytë do të jetë më dënim kolektiv”.
I prerë në paralajmërimet e tij, është shprehur i dyti i LDK-së, Lutfi Haziri sa i përket zbatimit të marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe – për të cilin veç se është një draft statut evropian.
Sipas Hazirit, as shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk do jetë amnisti – nga sanksionet – për Qeverinë, nëse nuk i përmbush obligimet.
“Sikurse Vuçiq që nuk pat amnisti në Beograd lidhur me zgjedhjet e 17 dhjetorit. Dhe veprimet që i ka premtu në lidhje me energjinë me targat dhe veprimet e tjera që janë simbolike, përkundër që janë shumë vonë për mbi 10 vjet vonesë ka filluar të i implmentojnë.
Krejt ko është në kuadër të strategjie që vendet i kanë në raportet me këtë proces dhe do të duhet me pas strategjinë tonë. Duhet me ditë me reagu, do të duhet më ditë si me i krye obligimet dhe me e mbajt fjalën. Dhe mos me leju me u dëmtu RKS-ja, se draft dokumenti së paku është një proces që Kosovën e çon në ndarje të brendshme, pa dashtë me kualifiku me terminologji më të madhe, sepse Kurti për 12 vjet e ka mbjellë farën e frikës, duke quajtur Republika Srpska, duke e quajtur hegjemonizmi serb dhe ekspansionizmi serbomadh. Tani ka filluar me fol për hegjemonizmin serbo-malazezo-maqdono mëdhenj dhe terminologji që Kosovës i sjellë frikë, por në kudër të gjuhës populiste që ia aplikon”, ka thënë Haziri në “FIVE” të Dukagjinit.
Por, se çka janë këto masa kolektive të cilat i paralajmëroi Haziri, i shpjegon vetë ai.
“Çka janë masat kolektive: fillon ngrirja e fondeve, të gjitha fondeve anëtare të BE-së, të gjitha institucioneve financiare që janë të lidhura me BE-në dhe që janë të lidhura me rolin e shteteve të fuqishme siç janë SHBA, Gjermania, Franca… Kudo që Kosova ka pasur interesa dhe ka thithur mjete me kredi të buta ose grante të mëdha financiare që ne i kemi infuzion dhe oksigjenin më të madh mund të jenë të konsideruara dhe, Kosova nuk mund t’i gëzohet as liberalizmit të vizave shumë… fajtori kryesor është në Prishtinë, nuk BE-ja”, ka treguar Haziri.