Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vizitoi Prekazin dhe kërkoi falje, Bia serbe e rrahën dhe maltretuan 6 orë, pësoi paralizë trupore

Kryetari i Republikanëve të Ksovës, Faton Kurti ka dhënë detaje të reja për arrestimin dhe altretimin që i bëri BIA serbe, politkanit serb Nikola Sanduloviqit.

Kurti tregon se pas arrestimit, Sanduloviq është rrahur e keqtrajtuar nga BIA i është dorëzuar familjes së tij.

Ai shkruan se 4 pjesëtarë të BIA-s e kanë torturuar për rreth 6 orë, ku ka pësuar paralizë të anës së djathtë të trupit.

Postimi i plotë:

E gjithë bota perëndimore duhet ta marrë vesh një herë e mirë se kush është Vuçiq dhe regjimi i tij mizor.

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë Nikola Sandulovic, pasi u kidnapua në gjendje shëndetësore krejt të mirë në shtëpinë e tij nga BIA dhe u mbajt nën tortura gjatë natës i është dorëzuar sot bashkëshortes së tij në këtë gjendje të paralizuar.

4 pjesëtarë të BIA-s të maskuar e kanë torturuar për rreth 6 orë, dhe në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike e kanë dërguar në spital ku është konstatuar, paralizë e anës së djathtë të trupit.

Kemi të bëjmë me skenare të eleminimit të kundërshtarëve politikë të denja për regjimin e Putinit, të cilat po aplikohen me zell nga mëkëmbësi i tij në Ballkan, Aleksandër Vuçiq.

Të gjitha organizatat e të drejtave të njeriut, diplomatët europianë dhe amerikanë në Serbi dhe Kosovë duhet të kryejnë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij krimi makabër në mes të ditës në Beograd.

Ky është “shpërblimi” për angazhimin e një dekade të Nikola Sandulovic së bashku me mua dhe Republikanët e Kosovës, për të arritur një paqe të sinqertë mes dy vendeve tona.

Regjimi i Vuçiqit, nuk mund të honepste faktin që një politikan serb, mundi të nënshkruajë një Marrëveshje për Njohje Reciproke me një subjekt politik nga Kosova dhe pikërisht Republikanët e Kosovës që drejtohet nga unë.

Aq më pak, Vuçiq mund të duronte që një politikan serb të përkulet tek varri i Adem Jasharit (siç ndodhi më 17 shkurt të vitit të kaluar) duke legjitimuar kështu luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës dhe UÇK-së.

Përpjekja për eleminimin fizik të Nikola Sandulovic, është një ngjarje flagrante e cila duhet dënuar me forcë nga të gjitha instancat europiane si dhe nga Qeveria e Kosovës duke e detyruar Vuçiqin të japë llogari për këtë veprim tërësisht antiligjor me qëllimin e eleminimit të kundërshtarit politik vetëm pse Sandulovic angazhohet për pajtim real dhe ka pranuar de facto dhe de jure Njohjen e Kosovës.

Unë, si kryetar i Republikanëve të Kosovës dënoj sërish këtë akt makabër dhe kërkoj me forcë nga Bashkimi Europian dhe sidomos diplomatët europianë të hetojnë këtë ngjarje dhe të vendosin sanksione reale ndaj regjimit të Vuçiqit.