Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurtishaj: Nuk mund të flitet se Kosova po zbrazet, kjo absolutisht nuk është e vërtetë

 
   

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, ka folur për qarkullimin e videove dhe fotografive të shumta në rrjete sociale se një numër i madh i kosovarëve po e lënë vendin pas liberalizmit të vizave më 1 janar të këtij viti.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se kjo nuk është e vërtetë pasi diaspora është ajo që po kthehet në Perëndim, dhe se është një numër i vogël i kosovarëve që po shkojnë me ata në Evropë për vizitë.

“Ne jemi popull euforik i marrim gjërat me eufori, ka fluks të shtuar sa i përket kthimit të qytetarëve për shkak se tashmë diaspora jonë e dashur ka ardhur për festat e fundvitit. Sigurisht ata 250 apo 300 mijë qytetarë që gjatë muajit dhjetor kanë ardhur në Kosovë tashmë duhet të kthehen atje, dhe absolutisht nuk bëhet fjalë se qytetarët po e lëshojnë Kosovën”.

“Është normale tani të kemi fluks jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet tjera qoftë Kroaci e qoftë në Serbi, sepse tashmë janë në kthim e sipër, e premtja dhe e shtuna priten të jenë më të ngarkuara. Askush nuk duhet të frikësohet nga kjo që po e shohim në kufi sepse janë diaspora ajo që po kthehet, nuk mund të flitet në asnjë mënyrë se ka rritje enorme se Kosova po zbrazet kjo absolutisht nuk është e vërtetë”, ka thënë Kurtishaj.