Albana dhe Denisi, dy të rinj që janë bërë viralë në rrjetet sociale kanë rrëfyer përmes Skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, historinë e tyre të dashurisë, por dhe si nisi ideja e videove në rrjetet sociale.
Albana rrëfeu se sëfundmi ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale se si ka qenë viti 2023 i marrëdhënies së saj me Denisin, një projekt i cili sipas saj është pëlqyer shumë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si i ke llogaritur të gjitha zënkat?
Albana: në fakt si ide e kam parë te një çift tjetër. Kisha menduar ta nxirrja në dhjetor, por nuk arrita. Në datë 1 janar thashë do ta bëj. Më ka marrë 3 orë, jam munduar të llogaris saktë.
Brikena Prifti: Denis në momentin që e pe projektin si tu duk?
Denisi: Po mendoja si arriti t’i llogarisë.
Brikena Prifti: I mbaje mend të gjitha këto?
Denisi: Jo të gjitha.
Brikena Prifti: Djemtë nuk janë kaq të vëmendshëm sa vajzat?
Denisi: Duke parë çdo bisedë që kemi diskutuar, e dija që do t’i mbante mend të gjitha.
Brikena Prifti: Ke qenë e saktë me llogaritjet?
Albana: Mendoj se kam qenë shumë e saktë me llogaritjet. I çova mesazh Denisit dhe i thashë që do shohësh një projekt shumë të bukur.
Brikena Prifti: Ka patur shumë komente, çfarë të bëri më shumë përshtypje?
Albana: Ata që më njohin e dinë që e kam memorien shumë të mirë. Njerëzve të rinj ju pëlqeu shumë si ide, madje më thonin se do ta bënin edhe ata.
/Vizionplus.tv/