Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Gjenden dy persona të vdekur në Vlorë

Dy shtetas shqiptarë me inicialet A.C. (58) dhe C.C. (90) janë gjetur pa shenja në banesat e tyre në Vlorë, njofton Policia e Shtetit.

Rastet kanë ndodhur në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “28 Nëntori”.

58-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe 90-vjeçari dyshohet të jetë vetëvarur.

Grupet hetimore përkatëse po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të secilit prej këtyre rasteve. /euronews.al/