Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se Gaza është bërë “e pabanueshme” pas tre muajsh luftime ku më shumë se 22,600 palestinezë janë vrarë dhe pothuajse 58,000 janë plagosur.
Civilët vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të konfliktit, me paralajmërimin e OKB-së për një krizë humanitare në thellim, ndërsa uria po afrohet dhe sëmundjet përhapen, shkruan Al Jazeera.
Me një pjesë të madhe të territorit tashmë të kthyer në rrënoja, shefi humanitar i OKB-së Martin Griffiths tha të premten se Gaza është bërë thjesht e pabanueshme.
Agjencia e OKB-së për fëmijë paralajmëroi se përleshjet, kequshqyerja dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore kishin krijuar “një cikël vdekjeprurës që kërcënon mbi 1.1 milion fëmijë” në Gaza.