Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Profesori kosovar: Ja si mund të jetojmë 170-180 vjet/ Vdekja mund të ndalet

Njerëzimi e ka më të mundshme arritjen e pavdekësisë sesa të gjejë kuptimin e jetës. Pavdekësia dhe zgjatja e jetës janë madje shumë të mundshme, e kjo e fundit [zgjatja e jetës] edhe është arritur.

Kështu ka deklaruar kohë më parë profesori dhe fizikani Shukri Klinaku në një intervistë për Telegrafin, duke theksuar se njeriu është në gjendje ta ndihmojë vetveten në këtë aspekt.
Profesor Klinaku ka thënë se konsumimi i rregullt i ushqimeve dhe jetesa nën ligje të drejta, e mundësojnë këtë.

“Zgjatja e jetës është fare lehtë e mundshme. Shkenca, mjekësia, biologjia, përparimet e shkencave të tjera kane arritur që jetën e njeriut ta zgjasin madje një studim britanik para shtatë apo tetë vjetëve, thotë se njeriu po t’i evitonte dëmtimet që ia bënë vetë jetës, ai si organizëm është i krijuar të jetojë për 170-180 vjet. Ne me konsumim jo të rregullt e shkurtojmë jetëgjatësinë tonë”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, në rast se njeriu jeton me rregull, organizimi i tij i ka predispozitat që të jetojë 170-180 vjet.

Rrugë tjetër e arritjes së pavdekësisë, sipas profesorit, është edhe rigjenerimi apo zëvendësimi i organeve.

Shukri Klinaku, fizikan e profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka deklaruar me bindje të plotë se teoria e Ajnshtajnit nuk qëndron, duke shtuar se atributet që Ajnshtajni ia jep teorisë së hapësirë-kohës janë të çuditshme. Kësaj teze, ai ia kushtuar edhe një libër.

Shkencëtari dhe fizikani i njohur gjerman, Albert Ajnshtajn , famën botërore e ka arritur me teorinë e relavitetit të përgjithshëm. Në këtë teori, Ajnshtajni unifikoi idenë e hapësirës me kohën si një lloj strukture katërdimensionale, të cilën e emërtoi si hapësirë-kohë.
“Është e vërtetë që Ajnshtajni thotë se koha dhe hapësira janë të pandashme. Për bindjen time, ky është një koncept absurd. Për të definuar kategorinë qenësore të botës tonë, duhet të dihet që ajo duhet të ekzistojë, duhet me ia dhënë disa atribute. Atributet që ia jep Ajnshtajni hapësirë-kohës janë shumë të çuditshme. P.sh, Ajnshtajni thotë përkulet, ose lëkundet, pra kush lëkundet? Çka lëkundet te hapësirë-koha?”, ka deklaruar Klinaku.

Sipas Ajnshtajnit, struktura gjeometrike e hapësirës dhe kohës, përkulet dhe lakohet kur një materie me masë të madhe peshon në të. Në këtë rast, sipas tij, planeti Tokë e përkul hapësirë-kohën.

E duke folur për hapësirë-kohën, Klinaku shtron pyetjen se si mund të përkulet dicka që s’posedon material.

Ajnshtajni në teorinë e përgjithshme të relativitetit thotë se koha është dimension i katërt i hapësirës, brendapërbrenda asaj strukture.

Koha, sipas Klinakut, është shpikje e njeriut dhe se e njëjta s’është e lidhur me hapësirën, ashtu siç pretendon Ajnshtajni. Ai potencon se koha nuk ekziston në kuptimin material, duke shtuar se ajo është vetëm krahasim i ngjarjeve dhe nuk është kategori qenësore e universit.

“Gjithësia definohet nga dy kategori qenësore: Materia dhe hapësira. Pa këto dyja nuk ka gjithësi. Koha është shpikje e njeriut”, ka deklaruar Klinaku.

I pyetur edhe për çështje të tjera, profesori ka thënë se dielli, si ylli më i afërt i yni, do ta ‘përjetojë vdekjen’. Ai dka thënë dielli do të pësojë një eksplodim pas rreth pesë miliardë vjetësh, gjë që do të përfundojë me shuarjen e tij.
“Një dihet me saktësi që ylli më i afërt yni që na jep edhe jetën, e që është dielli, sikurse të gjithë yjet e tjerë që nuk janë të përjetshëm. Kështu që pas rreth pesë miliardë vjetësh ylli ynë do të eksplodojë dhe me rastin e atij eksplodimi do të zgjerohen flakët shumë dhe do ta përbijnë edhe Tokën”, ka potencuar ai.

Kjo vjen krahas kërcënimeve të ndryshme që mund të përballet planeti ynë.