Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, e cila e njihte nga afër Bedrien, për shkak se ajo punonte në fasonerinë e administruar nga ajo dhe bashkëshorti.
Shqipëria dhe veçanërisht qyteti i Durrësit është tronditur nga lajmi se 41-vjeçarja Bedrie Loka, në Sukth të Durrësit, u vetëvra duke konsumuar fostoksinë.
Pista ku ishin përqëndruar hetimet fillimisht kishte të bënte me dyshimet se 41-vjeçarja i kishte dhënë fund jetës si pasojë e bullizimeve ndaj saj në rrjetin social “Tik Tok”.
Mirëpo, ditën e sotme, policia ka njoftuar se nga hetimet e thelluara ka rezultuar se bashkëshorti i së ndjerës, ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij, si dhe e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.
Lidhur me këtë ngjarje të hidhur, ka reaguar këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, e cila e njihte nga afër Bedrien, për shkak se ajo punonte në fasonerinë e administruar nga ajo dhe bashkëshorti, e cila shprehet se historia e të ndjerës sipas saj, nuk kishte lidhje me postimet për të në “TikTok”, por me dhunën e ushtruar në familjen e viktimës.
“Tani do prehesh në paqe Bedrie”, nis shkrimin e saj Zajmina.
“U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi irremë që portalet të përfshinë por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar se ndoshta është shumë e dëgjuar por historia e Tik Tok-ut do ishte lajm më i klikuar”.
“Për fat të keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e fortë, një nga punëtoret më të shkëlqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një nënë shembullore. Ngushëllime të përzemërta familjarëve”, përfundon shkrimin prekës këngëtarja.