Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasada shqiptare në Malin e Zi për rrahjen e tre shqiptarëve: I kemi në mbrojtje

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi ka reaguar pas rrahjes së tre shqiptarëve në Malin e Zi, duke thënë se është duke ndjekur nga afër situatën.

Ambasada ka bërë të ditur se viktimat, shtetas shqiptarë i ka marrë në mbrojtje.

“Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor”, ka lajmëruar ambasada në një postim në Facebook.

Po ashtu kjo ambasadë ka bërë të ditur se u ka kërkuar policisë dhe autoriteteve ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

“Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze”, tha ambasada./teve1.info/

​Tre shtetas shqiptarë rrihen nga persona me uniformë ushtarake në Mal të Zi

Tags: