Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Korçë/ Tentuan të kalonin në kufi 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 39-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në aksin Pogradec–Qafë Thanë pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës me qëllim kalimin e kufirit 4 emigrantë të paligjshëm

Tre persona janë arrestuar në aksin Pogradec–Qafë Thanë pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës me qëllim kalimin e kufirit 4 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga është vënë 39-vjeçari Ylli Kola dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Fation Gjoka dhe Arian Rrushini, të cilët kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për prezencë të Policisë.

‘Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë edhe të inteligjencës informative, gjatë operacionit, bënë të mundur kapjen e shtetasit Y. K., në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, duke transportuar me automjetin tip “Opel Zafira”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, F. Gj. dhe A. Rr., të cilët me një automjet tip “Ford Focus”, me drejtues 29-vjeçarin dhe pasagjer 46-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar shtetasin Y. K., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe tre celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.