Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati i ish-ushtarit të UÇK’së që u arrestua në Merdare: Po mbahet në paraburgim në Beograd, të martën seanca

 
   

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat e fundit që i ka janë se tashmë Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

“Informatat e fundit per rastin e arrestimit e Hasan Dakaj qe i kam marrur janë se tashmë Ztr. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit ne Beograd ne rrugen Baçvanska.”

Sipas Smakiqit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.

“Pjestari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe  se kinse  ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyres zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku ne intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajeshem edhe per faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorise se serbise dhe se është ngatrruar ne identitet me dikend tjetër.

Smakiqi ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Te Marten 2024 pritet dhe nje seance degjimore per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise serbe lidhur me masen e paraburgimit. Ne cilësinë e avokatit te Familjes Dakaj jamë në kontakt orë pas ore  me te ngarkuarin ne Zyren Nderlidhëse te Kosoves në Beograd dipomatin Jetish Jasharin dhe e falenderoi per qasjen profsionale. Por duke qenë se arrestimi i Hasan Dakaj është ndalim politik për te iu hakmarrur pjestareve te UÇK-së për arrjtjen e pavarësisë dhe qe mos ti lejojë ta gezojnë liberalizimin e vizave kategoria qe ka kontribuar për këtë ditë përbën çështje poltike dhe fare pak juridike.”

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministers Gërvalla dhe diplomatëve që të bëjnë presion që Dakaj të lirohet sa më shpejtë.

“Prandaj i bëjë thirrje Kryeministrit, Minstres Gervalla dhe secilit diplomatë te bëjë presionin adekuat diplomatik e politikë qe ndermjetesit e dilogut dhe ambasadat e vendeve mike te ndikojnë qe Hasan Dakaj i pafajeshem te lirohet sa me shpejtë. Kurse thirrjet e kujdoqoftë nga zyrtaret e shtetit te Kosoves qofshin dhe diplomatë te Kosoves  qe qytetaret e Kosoves te mos levizin neper territorin e Serbisë janë tërsishtë jo profesionale dhe legjitojnë arrestimet poltike te kundërligjshme. Liberalizimi levizja e lirë nuk është parciale as selektive iu takon secilit shtetas te Republikes se Kosoves edhe ish pjestarëve te UÇK-se.”