Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka uruar besimtarët ortodoksë që janë qytetarë të Kosovës, në rastin e ditës së Kritshlindjeve ortodokse.
“Të gjithë qytetarëve tanë të besimit ortodoks, ju uroj për shumë mot Krishtlindjet. Për festa si këto që mbledhin më të dashurit rreth tryezës për të festuar, uroj për begati në tryezë, ngrohtësi e dashuri në familjet tuaja.
Paqja, harmonia e solidariteti që përcjell kjo festë qofshin vlerat që bartim gjithmonë secili prej nesh. Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!
Merry Orthodox Christmas! Srećan Božić!”, ka shkruar Sveçla.