Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Familja e kërkonte, i moshuari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

Vajza e tij e kërkonte prej ditës së djeshme në mediet sociale.

“Ne po kërkojmë babanë tim që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, kishte veshur pallto kafe, ec ngadalë”, thuhej në njoftimin e familjarëve.

Por Xhevdet Zena, 73 vjeç , me origjinë shqiptare dhe me banim në Robbio, u përplas rreth orës 18:00 nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, pranë Castelnovettos.Ai po ecte anës rrugës, në errësirë. Zena i kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë.

Pas goditjes nga treni, i moshuari humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit.

Policia italiane po heton për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.