Modelja shqiptare, Adrola Dushi e ka bërë të qartë se nuk do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP dhe u ka kërkuar ndjekësve të saj të mos e pyesin për këtë temë.
Modelja shqiptare, Adrola Dushi ua ka dhënë fund aludimeve lidhur me pyetjen nëse do të jetë pjesë e Big Brother VIP3.
Nëpërmjet një postimi në instagram, modelja shqiptare ka mohuar lajmet që qarkullojnë se ajo mund të jetë pjesë e edicionit të tretë të spektaklit. Ajo ka kërkuar nga ndjekësit e saj që të mos pyetet më lidhur me këtë temë.
“Mos më pyesni më nëse do jem apo jo pjesë e BBV. Nuk do të jem”, shkruan ajo.