Kryetari i Kuvendi, Glauk Konjufca, ua ka uruar besimtarëve ortodoksë Krishtlindjen.
Në njoftimin e lëshuar nga ai në Facebook thuhet se mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit.
“Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen!”
“Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!”, ka thënë Konjufca.