Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Perëndimi larg normalizimit të marrëdhënieve me talibanët

Talibanët hyjnë në vitin e ri me ndjenjën e guximit që ua ka krijuar fitorja ushtarake e dy vjetëve më parë, kur e kanë marrë pushtetin, dhe vazhdojnë të sfidojnë përpjekjet ndërkombëtare për të ndryshuar qasjen, ani pse legjitimiteti i tyre ende vihet në pikëpyetje.

Megjithatë, kriza humanitare, me të cilën po përballet Afganistani, dhe potenciali i grupit për ta luftuar terrorizmin global, apo edhe për të kufizuar tregtinë e drogës, e kanë shtyrë Perëndimin që ta mendojë angazhimin me talibanët, dhe të mbajë gjallë idenë që normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet një ditë realitet, nëse grupi islamist vepron në përputhje me standardet ndërkombëtare për qeverisje.

Përpjekjet fillestare për të ndërtuar marrëdhënie me talibanët janë zbehur vetëm pak javë pas kthimit të talibanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021, pasi ata shpejt kanë përmbysur premtimet, duke e ndaluar edukimin për vajzat pas klasës së gjashtë

Ky vendim ka nxitur komunitetin ndërkombëtar, në veçanti Shtetet e Bashkuara, që të pezullojnë disa diskutime që veçse patën nisur, sipas Ashley Jackonit, bashkëudhëheqëse e Qendrës për Grupe të Armatosura, me seli në Zvicër.

“Ato kanë menduar që nëse nuk flasin më, nëse ndalin të gjitha proceset dhe shtysat që kanë dashur t’iu ofrojnë talibanëve, në këmbim të qasjes së mirë, talibanët do të mund të kuptojnë që kanë gabuar dhe të ndryshojnë kahen”, ka thënë Jackson.

“Ajo nuk do të mund të ndodhte kurrë, dhe këtë tani e kanë kuptuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera”.

Sot, Qeveria e talibanëve vazhdon të mos njihet dhe është e izoluar, nuk ka ulëse në Kombet e Bashkuara, dhe ka shumë pak zyra diplomatike në botë.

Mirëpo, Jackon ka thënë se së fundi është vërejtur “një përmirësim i lehtë”, kur flitet për qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj talibanëve, shkrimi i plotë në Rel

Tags: