Të paktën 15 persona janë shoqëruar në polici pas ekzekutimit të 23-vjeçarit, Gëzim Sinomataj, me snajper në ballkonin e banesës.
Të shoqëruarit raportohet se janë familjarë të viktimës. I riu qëllua për vdekje teksa po pinte cigare në ballkon.
Dyshohet se autorët e ekzekutimit të 23-vjeçarit janë 3 persona. Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, rreth orës 22:00.
Autorët pasi kanë ekzekutuar të riun kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, ku i kanë vendosur flakën dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.