Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjukiq: Nuk duhet pasur iluzione se marrëveshjet ndërkombëtare mund të injorohen pa sanksione

 
   

Ish diplomati Sreçko Gjukiç ka vlerësuar për “Danas” se ka gjasa që viti 2024 pas shumë viteve e përpjekjeve të jetë viti i zgjidhjes së nyjës së Kosovës në atë fushë që është e mundshme, sepse duket se janë pjekur kushtet për diçka të tillë, por nuk duhet pasur iluzione se marrëveshjet ndërkombëtare mund të injorohen pa sanksione, transmeton “Bota Sot”.

“Së pari dhe më e rëndësishmja ka dy dokumente të harmonizuara ndërmjet Beogradit edhe Prishtinës gjë që është e pakontestueshme nga Brukseli si garant i ardhshëm, por mund të ketë edhe palët tjera garantuese. Nuk ka dyshim se ato janë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit nga agjenda e shkurtit edhe marsit 2023. Këto janë dokumente të harmonizuara ku duhet edhe radha e zbatimit, andaj nuk duhet krijuar iluzione se marrëveshjet ndërkombëtare mund të injorohen dhe mohohen pa sanksione” tha ai.

Bisedimet janë zhvilluar në nivelin më të lartë dhe Serbia vazhdimisht deklarohet se është e gatshme për to, që do thotë se ishte e vetëdijshme dhe e di mirë çka e pret në të gjitha bisedimet, dmth për negociatorin nuk ka pasur befasi dhe nuk ka mundur të jetë në finale.

“Rrota e historisë në një mënyrë nuk mund të kthehet prapa, as Serbia nuk mund të kthehet në pozitën që kishte, që nga thyerja e SFRJ. Në interes të Serbisë është që të kryej obligimet e veta, gjithsesi jo më pak se obligimet e Prishtinës” tha Gjukiç.

Kjo që qeveria serbe ndërmerr hapa të pamenduar sa duhet në veri dhe me popullin serb atje, është e patolerueshme dhe gabim historik, pasojat e të cilave janë të pamatshme dhe që menjëherë manifestohen dhe demaskohen deri në fund synimet e Serbisë.

Sipas Gjukiç edhe zogjve në degë u është e qartë se ka kaluar koha e dhunës

“Çdo gjë në fund të fundit deri në nivel të pamenduar ka dobësuar pozicionin e Serbisë në bisedime edhe në terren dhe si bisedues i respektuar, Sidoqoftë edhe zogjve në degë u është e qartë se ka kaluar koha e dhunës, kësaj duhet të i largohemi dhe të bisedohet për secilin detaj” tha ai.

Hapat që vijnë duhet të jenë në javët që kemi përpara, që në mënyrë të sofistikuar mund të quhet rregullim i jetës sipas modelit të dy Gjermanive.

“Kosova nuk do të pranohet, se nuk ka asnjë forcë relevante politike të gatshme për të pranuar Kosovën de jure. Në këtë ka një konsensus në Serbi ndërmjet pushtetit që e vetme ka udhëhequr vazhdimisht bisedimet pa asnjë synim që në to të përfshihet opozita sikur mos ke kanë Serbia e as Kosova e tyre. E tash me gjasë opozita duhet të ndajë përgjegjësinë me pushtetin? Kjo kështu nuk shkon në politik” ka përfunduar Sreçko Gjukiç.