Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U ekzekutua me snajper në ballkonin e shtëpisë, ky është 22-vjeçari Gëzim Sinomataj

Ky është Gëzim Sinomataj, i riu i cili mbrëmjen e së dielës u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Vlorës. 22-vjeçari kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”, kur u qëllua me një plumb në kokë. Sinomataj dyshohet se u qëllua me snajper nga një ndërtesë përballë.

Pak kohë pas ngjarjes, policia gjeti në flakë makinën e autorëve të dyshuar, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Gjatë ditës së hënë, policia shoqëroi të paktën 10 persona, kryesisht të afërm të 22-vjeçarit të cilët dhanë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen. Teksa nuk dihen shkaqet e këtij atentati, një prej pistave kryesore të ngjarjes është ajo e hakmarrjes. Viktima ishte djali i Sokol Sinomataj, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.