Dy nxënës të shkollës “Asim Vokshi” në Tiranë janë konfliktuar me thika me njëri-tjetrin.
Si pasojë është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.
15-vjeçarët ishin nxënës të “Asim Vokshit:, por mësimin e kryejnë në ambientet e shkollës “Qemal Stafa” për shkak të rikonstruksionit të godinës së tyre.
“Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.