Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare

 
   

Pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdare vazhdojnë të jenë të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

Të dhënat e fundit të përditësuara nga Qendra për Menaxhim Kufitar tregojnë se qytetarët po presin deri një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa kolonat në dalje në këtë pikë arrijnë deri 150 metra.

Por, ndryshe prej këtij pikëkalimi në Merdare kolonat janë më të gjata dhe arrijnë deri në 1200 metra, ku qytetarët po presin deri një orë e gjysmë.

Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në dhjetë minuta.