Një nga grupet e muzikës pop-rock që kanë bërë për vete publikun që në daljet e tyre të para në skenë. Grupi “Peter Pan Quartet” është krijuar në vitin 2012 dhe kanë vënë perfomancat e tyre unike para publikut shqiptar dhe atij të Kosovës. Dy prej artistëve megjithatë janë larguar jashtë Shqipërisë. Por, si i ka rezistuar ky grup viteve?
“Peter Pan Quartet” vijnë sot në “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti ku kanë rrëfyer hapat e parë të krijimit të grupit dhe sfidat me të cilat përballen.
Grupi përbëhet nga Rael Hoxha, kitarist, kompozitor dhe tekstshkrues, Klodian Burri, kitarë-bass, Kristi Koçi, piano dhe Arnlod Halili, baterist.
Rael: Ne kemi kohëzgjatjen më të madhe të bandës, rreth 8 vjet bashkë. E kemi filluar shumë rastësissht, mes shakave dhe miqësive që kemi pasur me Klodin. Me kalimin e kohës realizuam një album të parë. Nga një kek i vogël, filluam dhe bëmë një tortë të madhe.
Klodian: Fillimi nuk ishte shumë i vështirë. Ne kishim qenë me grupe të tjera më përpara, ishim shkëputur prej kohësh. Pastaj duke ndenjur me Raelin, kishim disa këngë, pastaj thamë po sikur ta bëjmë grup tamam. Erdhën dhe djemtë dhe u bëmë quartet.
Kristi: Gjërat shukuan aq mirë, sa që në mënyrë aq të rrjedhshme, Raeli tha koncertin e radhës e kemi në Gjirokastër. Unë thashë “koncertin e radhës?”
Pse “Peter Pan Quartet”?
Rael: Do të thotë 4 personazhe në një bandë. Kurse për Peter Pan, është përzgjedhur ky personazh për të mbajtur një qëndrim kritik ndaj shqoqërisë shqiptare. Për shkak se Piter Pan është një fëmijë që nuk do të rritet. Ka të bëjë më shumë me realitetin e sotshëm social dhe politik shqiptar. Duke qenë një bandë shqip donim që ta përfaqësonim këtë gjë. Mos të ngelte vetëm në ajër kjo fryma e halleve por të përfaqësohej edhe përmes muzikës. Te ne është e re, por në botë është e vjetër kjo gjë.
Arnold: Suport ka. Edhe kur ka njerëz që e dëgjojnë për herë të parë muzikën lidhen, ka një lloj dëshire për ta dëgjuar.
Rael: Ka shumë demokraci brenda grupit. Muzika që bëjmë ne realizohet nga të katërt. Edhe kur un dua të shtoj ndonjë elemtent, i referohem asaj që bën Arnoldi ose Kristi. Kristi është më kritiku.
Kristi: Kritika ime është jo domosdoshmërisht enkas për të kritikuar. Por unë kam vënë re që sjell edhe një lloj përmirësimi.
Grupi tha se duan që kjo gjë të zgjasë dhe të ketë vlerë. /vizionplus.tv