Vazhdon operacioni policor: Bastiset edhe shtëpia e biznesmenit Pulaj në Prizren
Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë është duke zhvilluar një operacion, për shkak të dyshimeve se disa zyrtarë dhe qytetarë janë përfshirë në veprat penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”. Bastisjet tashmë po zhvillohen në Hotelin “Lakeside” në Vërmicë të Prizrenit.
Pronari i këtij hoteli, biznesmeni Feim Pulaj, ishte cak i Policisë dhe Prokurorisë, nën dyshimin për shmangie nga tatimi dhe dokumentim të rrejshëm.
Përveç hotelit, media mëson se bastisje po kryhen edhe në shtëpinë e Pulajt, ku tashmë ndodhen disa njësi policore.
Sipas informacioneve që ka media, dyshohet se dy biznesmenë dhe disa zyrtarë tatimorë janë hetuar pasi dyshohen se janë përfshirë në mashtrime.
Dëmi që konsiderohet që do t’i shkaktohej shtetit me këto veprime është vlerësuar të jetë 3 milionë euro.
Aksioni ka nisur mëngjesin e së martës dhe është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës”.
Aksioni i Krimeve Ekonomike: Biznesmeni Pulaj – pronari i ‘Lakeside’ cak i shtetit, dyshohet për evazion fiskal
Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë është duke zhvilluar një operacion, për shkak të dyshimeve se disa zyrtarë dhe qytetarë janë përfshirë në veprat penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”. Bastisjet tashmë po zhvillohen në Hotelin “Lakeside” në Vërmicë të Prizrenit.
Pronari i këtij hoteli, biznesmeni Feim Pulaj, ishte cak i Policisë dhe Prokurorisë, nën dyshimin për shmangie nga tatimi dhe dokumentim të rrejshëm.
Sipas informacioneve që ka media, dyshohet se dy biznesmenë dhe disa zyrtarë tatimorë janë hetuar pasi dyshohen se janë përfshirë në mashtrime.
Aksioni ka nisur mëngjesin e së martës dhe është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës”.
Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Krimet Ekonomike zbarkojnë në Hotelin ‘Lakeside’ në Vërmicë të Prizrenit
Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë është duke zhvilluar një operacion, në disa lokacione në gjithë Kosovën për shkak të dyshimeve se disa zyrtarë dhe qytetarë janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.
Siç mëson media nga burimet brenda PTH në Prishtinë, Krimet ekonomike tashmë kanë zbarkuar në Hotelin ‘Lake Side’ në Vërmicë të Prizrenit.
Sipas informacioneve që ka sinjali, dyshohet se dy biznesmenë dhe disa zyrtarë tatimorë janë cak i organeve të rendit, nën dyshimet se janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.