Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Njohja e pasaportës nga Spanja, Musliu-Shoshi ndaj Qeverisë: “Mos na shitni dushk për gogla, s’kishte zgjedhje tjetër”

 
   

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar Qeverisë pasi Spanja njohu pasaportat e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Musliu-Shoshi ka thënë “mos na shitni dushk për gogla”.

Sipas saj Spanja nuk kishte zgjedhje tjetër, pos të njihte pasaportën e Kosovës.

“Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Postimi i plotë:

Mos na shitni dushk për gogla!

Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim ligjor sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual!

Prandaj bazuar në dokumentet si Marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja NUK KA pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës!

Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës!

Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon!